Telegrafi

Rrëfehet Justin Bieber: Po kaloj një periudhë të vështirë, ndihem i humbur

Justin Bieber (Foto: Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Justin Bieber ka folur haptas me fansat e tij në Instagram duke u thënë se po kalon një periudhë të vështirë jetësore, por shpreson se do ta tejkalojë këtë situatë.

25-vjeçari është martuar me Hailey Baldwin, ndërsa që atëherë rrallëherë flet për mediat në lidhje me jetën e tij private.

“Dua t’jua shpjegoj se nëpër çfarë po kaloj me shpresën që ta kuptoni se çfarë po ndodh. Në kohët e fundit po kaloj një periudhë të vështirë, ndihem çuditshëm dhe i humbur”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

“Gjithmonë di si të kthehem në normalitet kur ndodhin gjëra të këtilla, prandaj nuk jam i shqetësuar, por dua t;jua shpjegoj këtë që po ndodh dhe t;ju lus që të luteni për mua”.

“Besoj se lutjet tuaja do të kenë pranohen. Faleminderit”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Në ndërkohë, burime të revistës People kanë thënë se Bieber është duke u trajtuar kundër depresionit. /Telegrafi/