Ditë më parë këngëtarja Baby G u vu në fokus të mediave, kjo pasi ajo u rrah brutalisht nga ish-shoqja e saj.
Të dyja më pas dolën me deklarata në rrjetet sociale, duke treguar secila versionin e saj, deklarata të cilat më pas i fshinë.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Prive”, Baby G rrëfeu se si ka ndodhur ngjarja e shumë komentuar në media.
Fillimisht, ajo tregoi se gjithçka ka ndodhur në Zvicër, dhe jo në Dubai ashtu siç është komentuar.
Më pas, Baby G tha se gjithçka nisi nga një udhëtim me veturë në autostradë, kur në një moment ‘shoqja’ e saj i kishte kërkuar të mos hajë, teksa ajo ishte shumë e uritur.
Shofer ishte vëllai i saj, i cili në një moment ka ndalur veturën në autostradë, dhe më pas bashkë me të motrën kanë goditur këngëtaren.
Baby G tregon se ajo nuk i kishte sulmuar ata ngase kishte frikë dhe ata ishin dy, gjersa ish-shoqja e saj më pas ka goditur veten në fytyrë, për të gënjyer në polici kinse është sulmuar nga këngëtarja.
Ajo tha se një shoqe nuk e bën një gjest të tillë, dhe se këtë ndodhi po e shfrytëzon si kauzë për femrat që sulmohen fizikisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=i8pkUnBgDaM