Aktorja e njohur Gabrielle Union ka pasur disa momente shumë të vështira në jetën e saj.
Ajo është e martuar prej vitesh me me lojtarin e NBA, Dwyane Wade, dhe ende nuk ka fëmijë.
Në një rrëfim për librin e saj më të ri, ajo tregon se ka pësuar nëntë abortime, të cilat i kanë shkaktuar momente shumë të vështira në jetë.
“Kam abortuar tetë ose nëntë fëmijë”, shkruan 44-vjeçarja në librin e saj të ri “We’re Going to Need More Wine”, sipas revistës People.
“Për tre vite trupi im ka qenë i burgosur duke u përpjekur që të ngel shtatzënë nëpërmjet fertilizimit in vitro.”
Aktorja Union është njerkë e tre fëmijëve të bashkëshortit të saj, dhe sqaron se kanë qenë ata, nga ku ka lindur dëshira që ajo të bëhet me fëmijë.
“Unë asnjëherë nuk doja të bëja fëmijë. Por kur u bëra nënë për djemtë e tij, nuk doja asgjë tjetër më shumë sesa të qëndroja me ata”, është shprehur më tej Grabrielle. /Telegrafi/