Rrebeshe të shiut e kanë përfshirë pasditen e sotme Podujevën me fshatrat përreth. Ndërsa, raportohet se ka pasur edhe reshje breshri.
Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, rrugët e qytetit në Podujevë sot janë vërshuar nga uji.
Reshje të dendura shiu sot rreth orës 16:00 ka pasur edhe në fshatrat përreth Podujevës. Ndërsa, në disa fshatra malore, Sllatinë dhe Murgull, krahas shiut ka pasur edhe reshje breshri, raporton Telegrafi.
Ndryshe, edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunë në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale. /Telegrafi/