Kim Kardashian është thuajse gjithmonë e kujdesshme që të mos shihet me rrobat e njëjta më shumë se një herë.
Mirëpo, 36-vjeçarja e ka ndryshuar këtë rregull në festën e Halloween.
Ajo ishte veshur si Jasmine nga filmi i Disneyt, “Aladdin”, veshje që e kishte veshur edhe në vitin 2009.
Madje ylli televiziv ka publikuar edhe një fotografi në Instagram për të bërë krahasimin mes dukjes së saj para shtatë vitesh dhe tash.
Është interesante se Kim vazhdon të jetë në formë të mirë, edhe pse që atëherë i ka sjellë në jetë edhe dy fëmijë. /Telegrafi/