Site icon Telegrafi

​Rrahu vajzën, arrestohet 61-vjeçari në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person të moshës 61-vjeçare në Greme, pasi kishte rrahur vajzën e tij.

Motivet e rrahjes kishin të bënin për një mosmarrëveshje ndërmjet 61-vjeçarit me inicialet A.A., dhe vajzës së tij, e cila si pasojë e rrahjes ka marrë trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë.

Rasti është cilësuar dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Exit mobile version