Alexandra Meyer ka qenë duke e shëtitur qenin në një shesh të Londrës, kur pranë saj kanë ndaluar tetë persona me motoçikleta dhe e sulmuan për t’ia vjedhur orën e shtrenjtë.
Por, 41-vjeçarja që merret me biznes dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Tiffany & Co, nuk i la ta plaçkitin, transmeton Telegrafi.
“Fillova t’i godas njërin pas tjetrit. Secili që më afrohej largohej i trullosur. Por, e pësova ngaqë e godita keq njërin dhe theva nyjën e këmbës”, ka thënë Mayer lidhur me rastin.
Asaj i ka dalë në ndihmë një njeri i panjohur, që e çoi veturën në drejtim të tyre, në përpjekje për t’i frikësuar.
Forcat e rendit po bëjnë hetime, por e kanë të vështirë identifikimin e tyre sepse të gjithë ishin me helmeta. /Telegrafi/