Site icon Telegrafi

Rrahu shokët e klasës dhe u përjashtua dy herë nga shkolla – The Rock tregon se si ishte nervozuar kur i thanë se WWE ishte sport i rrem

Dwayne ‘ The Rock’ Johnson ‘ka zbuluar se ai ishte pezulluar nga shkolla në dy raste për rrahjen e shokëve të klasës.

Shokët në klasën e tij kishin thënë se Wrestlingu ishte i rrem. Ylli i WWE-së mori frymëzimin nga babai i tij i ndjerë Rocky Johnson, kampion i parë në peshë të rëndë në Georgia.

Ai ishte aq besnik ndaj industrisë që në moshë kaq të re sa e humbi atë dhe përfundoi duke u ndëshkuar nga shkolla e tij për sjelljen e tij.

Në ‘Young Rock’ të NBC, një seri e re që përshkruan jetën e legjendës së WWE shumë kohë para se ai të ishte një yll, Johnson kishte rrahur një shok të klasës që i kishte thënë se Wrestling ishte i rrem.

Dhe duke iu përgjigjur një fansi në Twitter, 48-vjeçari konfirmoi se kjo ngjarje ka ndodhur në jetën reale.

Johnson shkroi në Twitter: “Sigurisht që ndodhi. Dy herë. Unë rraha një fëmijë në shkollën fillore. Kam nokautuar një fëmijë në shkollën e mesme. U pezullova të dy herët”, shkroi ai.

“Unë isha gabim. Por përsëri në vitet ’80 më tha babai im dhe të gjithë Wrestlerët e tjerë që gjithmonë të mbrojnë biznesin. Është ajo që bëmë”.

The Rock ishte larguar më pas nga WWE, duke u përkushtuar në industrinë e filmit, për të qenë i suksesshëm edhe aty. /Telegrafi/

Exit mobile version