Telegrafi

Rrahu nënën e tij, arrestohet i mituri në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e shtunë në Kaçanik.

Një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij f/kosovare”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/