Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e shtunë në Kaçanik.
Një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij f/kosovare”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/