Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel në Fushë Kosovë.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, bëhet e ditur në njoftim.
Më tej, policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/