Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicë veriore.
Lidhur me rastin, policia tashmë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, i njëjti ka tentuar ta nxjerr me forcë nga banesa gruan e tij.
“Mitrovicë Veri,01.06.2024-19:00. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se është duke pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Sipas ankueses , i dyshuari vazhdimisht ka ushtruar dhunë dhe me datën e lartcekur e kishte kanosur dhe kishte tentuar që me forcë ta nxjerr nga banesa. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se ankuesja ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe ka refuzuar te dërgohet në strehimore, ndërsa i është dhënë urdhër i përkohshëm për mbrojtje emergjente./Telegrafi/