Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që ai kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 09:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë, e më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.
Rastet e dhunës në familje janë rritur këtyre ditëve, Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje./Telegrafi/