Kushtrim Qerimi njihet me rolin e Rrahmon Havollit në serialin e mirënjohur shqiptar ‘O sa mirë’.
Gjithashtu ai ‘përfaqëson’ rajonin e Llapit në serial, për të cilën gjë ka fituar edhe simpatinë e shumë shikuesve.
Aktori së fundi ka shkruar një poezi për Llapin, të cilën e ka bërë publike aktori Ard Islami përmes në postimi në llogarinë personale në Instagram.
Ai e përshkruan këtë rajon si vendin më të bukur shqiptar, i cili me bukuritë e saj ia zgjat jetën Qerimit. /Telegrafi/