Telegrafi

“Rrahmoni” dhe modelja shqiptare për “trip” në Ulqin (Video)

Tashmë ka nisur rrugëtimin emisioni më i ri argëtues “O sa trip”.

Kushtrim Qerimi dhe modelja Egzona Ismajli kanë shijuar bukuritë dhe plazhet e Ulqinit.

“Tripi” i këtij emisioni ka të bëjë që gjatë gjithë këtij rrugëtimi, aktori dhe bukuroshja do të duhet të kalojnë 24 orë me vetëm prej 50 eurove.

Ata do të duhet të ushqehen, të bëjnë plazh, të vizitojnë një muze, të argëtohen në një lokal nate, dhe sigurisht, të sigurojnë një vend për të fjetur.

Se si kanë kaluar dyshja, mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/