Site icon Telegrafi

Rrahmani: Po angazhohemi për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit

Është shënuar muaji i vetëdijesimit të qytetarëve për kancerin e gjirit në Kosovë, ku u tha se Ministria e Shëndetësisë po punon për vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e kancerit të gjirit tek qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se ministria e tij do të angazhohet për krijimin e një qendre për diagnostikim të kancerit të gjirit.

Suzana Mangjuka dekane e Fakultetin e Mjekësisë, ka thënë se ka zgjedhur pikërisht muajin tetor që është muaj i vetëdijesimit të popullatës për kancerin e gjirit, për t’iu dhënë mbështetje të veçantë pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Exit mobile version