Telegrafi

Rrahmani nënshkruan kontratën me Napolin, zyrtarizimi të hënën

Amir Rrahmani e ka përfunduar transferimin e tij te Napoli, në vlerë 14 milionë euro, por do të mbetet në huazim te Hellas Verona për pjesën tjetër të këtij sezoni.

Mbrojtësi Kosovës sot në mëngjes i kishte kryer testet mjekësore në klinikën Villa Stuart në Romë.

Sipas Sky Sport Italia, ai ka nënshkruar kontratën e re për pesë vite me pagë 1.8 milion euro në sezon.

 

Njoftim për arritjen e marrëveshjes pritet të bëhet të hënën, por Rrahmani do të shikojë në huazim te Verona, ku aktualisht edhe është duke luajtur.

Rrahmani ka ardhur nga Dinamo Zagreb te Verona, ku ka treguar sukses të madh këtë sezon.

Besohet se marrëveshja është mbyllur për 14 milionë euro, plus 1.5 milion të tjera bonuse. /Telegrafi/