Të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2024’ ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.
Në konferencën për shtyp krahas trajnerit Alain Giresse ishte edhe kapiteni Amir Rrahmani.
Ai ka thënë se e konsideron ndeshjet më të rëndësishme grupore, duke qenë se “e kemi përballë konkurrentin kryesor për vendin e dytë”.
Kampioni i Italisë me Napolin ka thënë se shpreson që ta zhvillojmë lojën tonë, në mënyrë që t’u afrohemi me pikë rumunëve.
Kosova është pjesë e Grupit I kualifikues dhe i ka zhvilluar dy sfida deri më tani, nga të cilat i ka marrë dy pikë.
Rumania në anën tjetër i ka fituar të dyja takimet e para (gjashtë pikë) dhe ka pikë të barabarta me Zvicrën që ndodhet në krye. /Telegrafi/