Site icon Telegrafi

Rrahmani: Dua që Dinamo të më shes në Gjermani, po ta kishim një Kombëtare, do ishim të frikshëm

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Amir Rrahmani është pjesë e gjigantëve kroat, Dinamo Zagreb.

Ai ka folur për  ‘Supersport’, ku ka thënë se po të kishte një Kombëtare, ekipi do të ishte i frikshëm.

Rrahmani është shpallur kampion me Dinamo Zagrebin.

“Është mirë të jesh kampion. Kemi dy vite që po fitojmë kampionatin dhe kemi fituar edhe Kupën e synojmë ta marrim edhe këtë sezon”.

“Besoj se jemi ekip shumë më i fortë se në të kaluarën pasi kemi përforcime dhe tani shohim nga Kupa dhe Evropa. Mendoj se ky është sezoni im më i mirë personalisht”, tha fillimisht ai.

“Shqipëria apo Kosova? Është luftë për pozicione. Nëse do të ishim një Kombëtare, do të ishim të frikshëm për çdo kundërshtar”.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij duke treguar se dëshirë ka që të transferohet në Gjermani, ndërkohë që ka uruar edhe Partizanin, duke thënë se titullin kampion që pritej prej kohësh, e ka merituar këtë sezon.

“Nëse klubi është i gatshëm të më shesë, besoj se Gjermania është destinacioni më i mirë për mua”, tha ai.

“Partizani? Do të doja që të isha edhe unë aty pasi jam gëzuar për këtë titull se e ka pritur gjatë dhe ia uroj pasi e ka merituar Partizani”, përfundoi Rrahmani. /SS/

Exit mobile version