Telegrafi

Rrahmani: Më 2017-në nisin sigurimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se më 2017-në do të fillojë zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Ai tha se këtij Ligji i kanë paraprirë shumë aktivitete tjera dhe hartime të dokumenteve.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së  premiumeve për sigurimin shëndetësor, të obligueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.