Site icon Telegrafi

Rrahje me thikë e shufra metali në Obiliq

Foto: Ilustrim

Tre persona pas një mosmarrëveshje të më hershme kanë sulmuar me mjete të mprehta dhe shufra metali dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:30, në Obiliq.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

“Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje të më hershëm kanë sulmuar me mjete të mprehta dhe shufra metali dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar  për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas janë liruar. Të dyshuarit janë në kërkim policorë.”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version