Telegrafi

Rrahje me shufra metalike në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me datën 14 shtator 2021, rreth orës 21:00 është raportuar për një rast rrahje në progres, në rrugën “Ukshin Kovaçica”-Mitrovicë.

Njësit policore me të marr informatën kanë dal në vendngjarje, ku janë informuar se disa persona per shkak të një mosmarrëveshje të më hareshme rreth një parkingu kishin sulmuar dy persona me mjete të forta- shufra te cilëve ju kishin shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu kishin dëmtuar edhe automjetin e viktimës.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, të cilët pas marrjes se tretmanit janë liruar. Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /Telegrafi/