Site icon Telegrafi

Rrahje, një person lëndohet rëndë në Viti

Policia raporton se në Viti një person pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin është sulmuar fizikisht dhe gjatë ikjes nga i dyshuari, viktima është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Sipas mjekëve, viktima duhet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version