Telegrafi

Rrahje në Shtime, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje, ndërkaq njëri nga të dyshuarit më pas ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:25, në Shtime.

Siç thuhet në raport, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje në mes dy të dyshuarve ka ardhur deri te rrahja në mes tyre, më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/