Telegrafi

Rrahje në Rahovec, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:36 në rrugën tranzit në Rahovec.

Siç thuhet në raport, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/