Telegrafi

Rrahje në Prizren, përfshihen shtatë persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:30 në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike në mes shtatë personave.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjate kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/