Site icon Telegrafi

Rrahje masive në Prizren, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi janë përfshi në një rrahje mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:30, në Prizren.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura në një restorant janë përfshi në rrahje në mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version