Site icon Telegrafi

Rrahje në Prizren, lëndohet dhe një zyrtar policor

Foto: Ilustrim

Tre persona janë përleshur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjetë i mprehtë (thikë), ndërkaq një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë intervenimit në rast.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri tek përleshja në mes tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë përleshje, është përdorur edhe një mjetë i mprehtë (thikë). Një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë intervenimit në rast”, thuhet në raport.

Siç sqarohet në raport, të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version