Site icon Telegrafi

Rrahje në Prizren e Gjakovë mes disa personave

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të rrahjes që kanë ndodhur në Prizren dhe Gjakovë.

Në Prizren është raportuar se ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave ku ka ardhë deri te rrahja.

“Si pasojë e rrahjes tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kurse në Gjakovë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar njëri tjetrin për shkak të një konflikti që kishin mes vete.

“Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime në kokë nga një mjet i fortë dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version