Telegrafi

Rrahje në Prizren, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona janë rrahur mes vete ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:30 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete, si pasojë e rrahjes, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/