Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë me automjet i shoqëruar me bashkëshorten e tij, janë konfrontuar fizikisht.
Të dyshuarve në ndihmë i janë bashkëngjitur edhe dy të dyshuar meshkuj familjar të tyre.
Ndihmë mjekësore iu është ofruar viktimës, dëshmitares si dhe njërit prej te dyshuarve.
Pas intervistimit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar. /Telegrafi/