Të hënën në Prishtinë, në ora 23:00, është sulmuar një person fizikisht.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tutje aty thuhet se sulmi ka ndodhur në rrugën “Simon Shiroka” në kryeqytet.
“K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera”, përfundon komunikata. /Telegrafi/