Site icon Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, pesë persona të lënduar dhe pesë të arrestuar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ende nuk dihen shkaqet e kësaj përleshjeje, ku ishin përfshirë disa persona.

Ahmeti ka thënë se në stacion policor janë përcjellë pesë persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha Ahmeti.

Ajo tha se aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version