Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u rrah me një tjetër person gjatë të hënës në mbrëmje.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ku po ashtu thuhet se një person është arrestuar
Policia ka dhënë edhe detaje, duke sqaruar se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta meqë rast, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe tjetri është arrestuar.
“Dje rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Elena Gjika” në Prishrinë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta”, thuhet në njoftim.
“Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin; N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje. /Telegrafi/