Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:30, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/