Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, arrestohen tri femra

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tri femra në Prishtinë pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti.

Dy nga të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/