Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, arrestohen katër persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të cilët janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se në rrahje janë përfshirë pesë persona ndërkaq katër janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30.

“Në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë. Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor. /Telegrafi/