Site icon Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi ishin përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sot rreth orës 22:30 Policia ka marrë një informatë për një rrahje në progres në Rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë Ahmeti

“Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version