Telegrafi

Rrahje në Pejë, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se në Pejë dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje, ku lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Poashtu dy të dyshuarit kishin marr lëndime dhe të njëjtit janë shtruar në spital për tretman mjekësor dhe janë nën përkujdesje të policisë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/