Tre persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe kishin pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:15, në fshatin Qyshk të Pejës.
Sipas raportit policorë, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/