Katër meshkuj të dyshuar në parkingun e një diskoteke kanë sulmuar viktimën mashkull të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:21 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje nga të cilët janë sekuestruar dy pistoleta me 12 copë fishekë. /Telegrafi/