Site icon Telegrafi

Rrahje në Pallatin e Drejtësisë mes referentit dhe administratorit

Foto: Arkiv

Një person (referent) është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër (administrator) në Gjykatën Themelore, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10, në Pallatin e Drejtësisë, Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version