Telegrafi

Rrahje në Obiliq, arrestohen katër persona

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti.

Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/