Telegrafi

Rrahje në Obiliq, arrestohen gjashtë persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje.

Si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.

Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/