Site icon Telegrafi

Rrahje në një lokal në Fushë Kosovë, sulmohet një femër

Foto: Ilustrim

Një femër derisa ishte duke punuar në një lokal është sulmuar fizikisht nga njëri prej të dyshuarve të cilët janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:30 në fshatin Miradi e Ulët, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, tre prej të dyshuarve janë arrestuar ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një lokal, është sulmuar fizikisht nga njëri prej pesë të dyshuarve të cilët si pasojë e sulmit janë rrahur mes veti. Tre prej të dyshuarve janë arrestuar ndërsa dy tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version