Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në një kafiteri në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se tashmë kanë arrestuar tre persona të dyshimtë.
“Sot rreth orës 18:50 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njësite nga stacioni policor Jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kane arrestuar tre persona të dyshuar”, tha ajo.
Theksojmë se Prishtina është në zonën e kuqe sa i përket rasteve me coronavirus, ku pas orës 19:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe ndalohet së funksionuari çdo aktivitet tjetër. /Telegrafi/