Policia ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 16:20, është raportuar për një rast rrahje në një fitnes në Drenas.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke bërë ushtrime fizike (në sallë fitnesi) e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/