Site icon Telegrafi

Rrahje në Mitrovicë, lëndohet rëndë një person

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:20 në rrugën “Ahmet Selaci”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“ Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version