Dy persona kanë marr lëndime trupore pasi janë rrahur nga një person tjetër, i cili gjendet në arrati.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:04, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak.
“Është raportuar për një rrahje ku dy viktima meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar te Mjeku, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte lënduar viktimat gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/