Një grup të rinjsh janë rrahur mbrëmë në mesnatë tek Stacioni i Autobusëve në Podujevë.
Në një video të postuar nga “Llapi.info” shihet momenti i përleshjes mes të rinjve.
Telegrafi ka mësuar se në këtë përleshje disa persona kanë marrë lëndime të lehta. Ndërsa, nuk dihen motivet e përleshjes dhe nuk ka persona të arrestuar.
Policia është duke hetuar rastin. /Telegrafi/